Fjalimi emocionues i Rejës para lojtarëve: Merita e juaja, do të ishim në Europian nëse … (VIDEO)

Shqipëria arriti një fitore shumë të thjeshtë 4-0 ndaj Moldavisë. Në fakt ishte një sukses historik, pasi asnjëherë më parë nuk kemi fituar me 4 gola në fushën kundërshtare. Trajneri Edoardo Reja ka bërë një punë shumë pozitive me skuadrën duke e mbajtur moralin lart të lojtarëve pavarësisht uljeve-ngritjeve.  Pas triumfit të djeshëm, tekniku 74-vjeçar, mbajti një fjalim para lojtarëve, në dhomat e zhveshjes, duke u shprehur:

 

“Deja me ju thonë se pavarësisht se tifozët iu thërrasin emrin, jeni ju ata që e keni arritur të ndërtoni këtë grup kaq të mirë. Si ju këtu edhe stafi që punon mbas trajnerit. Ju përgëzoj dhe ju falendëroj të gjithëve. Merita është vetëm e futbollistëve. Unë kam 35 vite që e bëj këtë punë, nuk kam nevojë të marr merita apo të më lavdërojë dikush.

Merita është gjithmonë e juaja sepse keni bërë një punë të shkëlqyer. Nëse do kishim fituar ndaj Turqisë, do shkonim në Europë. Duhet të kishim 4 pikë më shumë. 3 me Turqinë dhe 1 me Islandën. I kemi bërë të gjitha ndeshjet mjaft të mira, Turqisë i treguam se kush jemi, ndërsa Franca është Francë, nuk ka vend për diskutim. Kemi zemër”, u shpreh Reja.