E dashura e Ronaldos vishet nga stilistja shqiptare

Georgina Rodriguez, e dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo, ka zgjedhur si dizenjuese të fustaneve të saj, shqiptaren Lia Stublla. Rodrigez është modele me origjinë spanjolle, por famën më të madhe e arriti për arsye të Ronaldos. Së fundmi ajo është shfaqur në një event me fustanin ngjyrë gri me nunaca dhe duket vërtet bukur. Edhe disa ditë më parë, Georgina është shfaqur përsëri me një fustan ngjyrë bojëqielli duke i besuar pamjen e saj shqiptares.