Dy përfaqësuese një himn

Shpresat e Shqipërisë dhe ato të Kosovës luajnë në “Elbasan Arena” ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Europianit. Kjo është ndeshja e parë që Shqipëria dhe Kosova përballen në një takim zyrtar. Ajo që ka bërë më shumë përshtypje në “Elbasan Arena” ka qenë himni kombëtar, i cili është kënduar nga futbollistët e të dyja përfaqësueseve. Një duet i jashtëzakonshëm, ndoshta unik në llojin e tij.