Detajet e para/ Përplasje mes disa të dënuarve në burgun e Rrogozhinës, një në gjendje të rëndë- Emrat

Një përplasje mes disa të dënuarve në burgun e Rrogozhinës, ka lënë të plagosur rëndë njërin prej tyre.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se sherri ka nisur mesditën e sotme, ndërsa pas përplasjes fizike, njëri prej të dënuarve është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja  e tij shëndetësore është më e rëndë.

Sipas News 24, ka qenë i dënuari Endrit Goga, ai që së bashku me pesë persona të tjerë që kanë rrahur të burgosurin me mbiemrin Bajrami.

Sakaq ende nuk dihen shkaqet e këtij sherri, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.