Dështojnë ambasadorët, Franca kundër hapjes së negociatave

Franca ka përforcuar planet e saj për veton për nisjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në takimin e ambasadorëve të BE, pala franceze e ka bërë të qartë se nuk do të japë pëlqimin as për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, njoftuan diplomatët të hënën në mbrëmje në Luksemburg. Franca është e izoluar në këtë pozicion në BE por ajo duket e vendosur për të mos ndryshuar më.

Me refuzimin e negociatave të reja të pranimit në BE, qeveria e Parisit kundërshton jo vetëm të gjitha vendet e tjera të BE por edhe presidenten e ardhshme të Komisionit të BE, Ursula von der Leyen dhe udhëheqësit aktualë të BE. Në një letër këta të fundit, kishin kërkuar nisjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Qeveria franceze e shikon ndryshe. Ajo e konsideron përparimin e deritanishëm të reformave në të 2 vendet si të pamjaftueshëm. Ajo ka gjetur mbështetje vetëm në refuzimin e Shqipërisë. Për këtë janë dakord edhe Holanda dhe Danimarka. Vendimi final për nisjen e negociatave do të merret të martën në ministerialin e BE në Luksemburg.