Barbana Dini sjell këngën me Ergin, këngëtarja bën dedikimin prekës për vëllain

Tre vjet më parë një prej të rinjve më premtues, Ergi Dini ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik me motor. Ai ishte një prej vokaleve më të mira dhe më të spikatur mes artistëve të rinj dhe çdo projekt i tij muzikor është pritur shumë mirë nga publiku.

Humbja e tij shkaktoi një dhimbje të madhe për familjen e tij dhe njerëzit e dashur, sidomos për motrën e tij, Barbana. Kjo e fundit nuk ka rreshtuar asnjëherë në këto 3 vite të shpreh dhimbjen për humbjen e vëllait.

Artistja vendosi të merrte një pauzë nga muzika deri disa kohë më parë, ku u rishfaq sërish më projekte të reja. Këngëtarja Barbana Dini i është rikthyer muzikës pas një shkëputjeje të gjatë. Që pas vdekjes së vëllait të saj, Ergi Dini, Barbana nuk kishte nxjerr më hite të reja. Së fundmi ajo ka lajmëruar publikimin e një këngë të re, e krijuar nga vëllai i saj, por e lënë në gjysmë.

“Më 15 Tetor, në ditëlindjen e Ergit vjen bashkëpunimi më i rëndësishëm i jetës time personale dhe artistike! Një këngë e krijuar nga Ergi ku bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër!🙏🏻😥”- shkruan këngëtarja shqiptare.