57 miliardë dollarë më shumë për vendorët – Qeveria vendos “kushte” performance

Buxheti vendor për vitin 2020 do të jetë 57 milionë dollarë më i lartë se buxheti që kishin në dispozicion 61 bashkitë gjatë këtij vitit.  Një ndikim të rendësishëm në arkën e pushtetit lokal do të ketë rritja e transfertës së pakushtëzuar 600 milionë lekë si dhe transferta për arsimin parashkollor.  Drafti është prezantuar në këshillin konsultativ me njësitë e qeverisjes vendore.

Por ndërsa buxheti vjen gjithnjë e në rritje, perfomanca e vendorëve nuk justifikon fonde e marra. Referuar raportit të monitorimit të perfomancës në nivel bashkie, i publikuar për herë të parë,  bashkitë jo vetëm që nuk kanalizojnë mjaftueshëm fonde për investime, por nuk janë transparente sa i takon të ardhurave dhe shpenzimeve.  Për  këtë arsye qeveria ka lënë disa detyra me kusht për vendorët, në mënyrë që të meritojnë fondet.

Referuar projektbuxhetit 2020, të ardhurat vendore parashikohen në rreth 26.9 miliardë lekë dhe shpenzimet në 55.2 miliardë lekë.