19 % e familjeve shqiptare marrin ushqime me listë

Shtëpia e familjes Balla jeton me borxhe dhe punon për t’i larë ato. Dy vite më parë kryefamiljari, Denis Balla i jep fund jetës së tij dhe shkak për këtë ishte gjendja e rëndë ekonomike. ”Kur mbeta shtatzënë me vajzën e vogël bashkëshorti nga gjendja e rënd ekonomike dhe psikologjike vendosi t’i japë fund jetës së tij duke pirë fotoksin”,-thotë Aligerta Balla.

Të ardhurat e kësaj familje janë vetëm 20 mijë lek të reja, marketi afër lagjes pasi i jep ushqime me listë, po vetë shitësi e fshin emrin e Aligertës nga lista. ”Detyrohem të shkoj të mar borxh ose dhe veresi për ushqime me lista shumë herë nuk mi marrin lekët pasi u vjen keq për mua. Bëjnë bamirësi”.

Shtëpia e jetimëve ka vetëm 4 faqe muri dhe ato të plasaritura nga të katërta anët. Duke parë kushtet se si jeton, djali i madh i cili është 6-vjec nuk nguron të shprehë dëshirën e tij, më shpresën se dikush do e dëgjoj. Një anketë e Bankës së Shqipërisë, tregon se 19% e familjeve borxhlie ushqehen me lista, dhe se ky borxh kurrë nuk shlyhet në kohë.