Ylber Sefa, kampion Ballkani

Ylber Sefa është kampioni i Ballkanit në çiklizëm për 2019. Sefa e kaloi finishin i pari në garën 95 kilometra të gjatë, e zhvilluar të dielën në Bosnje Hercegovinë. Koha e tij ishte 2 orë, 1 minutë e 2 sekonda. Më parë kampion Ballkani është shpallur Besmir Banushi në 2008 dhe Eugert Zhupa në 2016.