Viti i ri akademik, studentët ”braktisin” mësuesin

Në dyert e universiteteve çdo vit e më shumë janë paraqitur më pak studentë duke bërë që disa prej degëve të mbyllen, madje në Kukës situata është më dramatike, pasi filiali i Universitetit të Tiranës nuk i ka hapur dyer për të gjashtin vit radhazi. Rritja e notës mesatare në mësuesi në 7.5, përtej synimit real për rritur cilësinë e mësuesve që do edukojnë brezin e ri, ka sjellë pasoja negative: e uljen e numrit të nxënësve në këto degë.  Në Gjirokastër ka klasa që nuk arrijnë të kalojnë numrin maksimal të 5 nxënësve, e ndërsa në Shkodër në degën e fizikës janë “0” regjistrime…shpresat janë në fazën e tretë të regjistrimeve, në fund të tetorit, në të kundërtën dega si matematika, fizika, gjuha italiane, teknologji- informacioni në këto fakultete janë të destinuara të mbyllen.