Vettingu në Polici dhe Gardë, pas analizës së dosjeve, vjen testi psikologjik. Çfarë është “Big Five”?

Pas sistemit gjyqësor, në ‘sitën’ e vettingut tashmë do të kalojë Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës. Si fillim do të kalojnë në procesin e vettingut 300 gradat që rezultojnë më të lartat.

Po ashtu mësohet se para nisjes së analizimit të dosjeve nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, punonjësit po i nënshtrohen një testi psikologjik.

Bezat bën me dije se urdhri i psikologut ka ngritur një grup që do të merret me testimin e personalitetit të punonjësve të policisë.

Ky test specifik, i emërtuar ‘Big Five’ teston 5 dimensione të personalitetit (dobësia emocionale, sjellje ndërpersonale, hapja ndaj përvojës, toleranca, dhe ndërgjegjja).