Vera Grabocka siç nuk e kishim parë asnjëherë, transparente

Ndonëse qëndron pas spektakleve më të sukseshëm, për rreth tre dekada, daljet e saj në ekran janë të rralla, aq sa në gjithë karrierën e saj të gjatë mund të numërohen me gishtat e njërës dorë.

Aspak diskrete në atë që bën, por tejet e tillë sa i përket jetës personale Vera Grabocka është nga ata personazhe që tek publiku zgjon përherë kureshtje.

Ndonëse regjisorja sqimatare nuk pëlqen të dalë vetë në publik, për dashamirësit e saj ajo ka një llogari në rrjetin social instagram, ku tregohet paksa më ‘bujare’ për të ndarë me publikun momente a pjesë nga jeta e saj (kryesisht karrierë e më pak personale).

Në dollapin e Grabockës nuk kemi patur mundësi të hyjmë, ama instagrami është burim më shumë se i sigurt për të kuptuar stilin e veshjes së Grabockës. Dukshëm që Vera preferon rehatinë, pantallonat nuk mungojnë asnjëherë në veshjet e saj, të cilat kuptueshëm i japi asaj komoditetin për të ‘vrapuar’ sa në regji e sa në skenë gjatë provave të spektakleve që mbajnë firmën e saj.