Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, KED dorëzon në Kuvend propozimet

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i ka dërguar Parlamentit të Shqipërisë katër emra për të dy vende për në Gjykatës Kushtetuese.

Elsa Toska dhe Besnik Muçi, Arta Vorpsi dhe Fiona Papajorgji, i janë dërguar Parlamentit për tu votuar për dy vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese.

Po ashtu, në 8 tetor, e njëjta listë i është dërguar edhe Presidentit të Republikës, ku ka për kompetencë që të zgjedhë 3 anëtarë.

Ndërsa, Parlamenti pritet që të zgjedhë 2 anëtarë, pasi një që është zgjedhur nga Parlamenti është ende në detyrë.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, 3 zgjidhen nga Kuvendi, 3 Presidenti si dhe 3 Gjykata e Lartë.

Që një çështje të merret në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, duhen të paktën 6 anëtarë.Gjykata Kushtetuese aktualisht është me një anëtar, Vitore Tushe.