United arrin akordin me Juven, Mandzukic në janar transferohet në Premier League

Juventusi dhe Manchester United janë shumë pranë marrëveshjes për transferimit të Mario Mandzukicit në “Old Trafford” në merkaton e janarit. Kjo është ajo që shkruajnë mediet angleze, sipas të cilave kroati mund të kalojë në Angli që në muajin dhjetor për t’u përshtatur me ambientin e klubit nga Manchesteri.

 

Mandzukic ka përfunduar tërësisht jashtë planeve të Sarrit, pasi kroati nuk u përfshi as në listën e lojtarëve të cilët kanë të drejtë të luajnë në Champions League.

Transferimi i kroatit në Premier League pritet të kryhet mbi bazën e 11.5 milionë eurove, që do të shkojnë në arkat e bardhezinjve. Deri më tani ai nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjet zyrtare dhe me shumë mundësi mund të mos zbresë më në fushë me fanellën bardhezi.