Turqisë rrezikon t’i hiqet finalja e Champions për shkak të luftës

11.10.2019, Türkei, Istanbul: Fußball: EM-Qualifikation, Gruppenphase, Gruppe H, 7. Spieltag, Türkei - Albanien. Die Spieler von der Türkei mit (l-r) Yusuf Yazici , Cenk Tosun, Merih Demiral, Mehmet Zeki Celik und Hakan Calhanoglu gestikulieren nach dem 1:0 Sieg vor den Fans. (zu dpa: «Wirbel um Salut-Torjubel türkischer Fußball-Nationalspieler ») Foto: Uncredited/AP/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Turqia rrezikon heqjen e të drejtës për të organizuar finalen e Champions League, e cila është parashikuar të rikthehet 14 vite pas ndeshjes së paharrueshme Milan-Liverpul në Stamboll. UEFA i druhet frikës nga lufta mes Turqisë dhe Sirisë e cila mund të përfshijë edhe futbollin.

 

Image result for istanbul champions league

“Të heqësh të drejtën e organizimit të një finale Champions është një akt i fortë nga pikëpamja sportive. Nuk jemi ende në pozita për të vendosur. Është e qartë që do të vlerësojmë me presidentin Ceferin dhe Komitetin Ekzekutiv, por për momentin më duket pamaturi për të folur për sanksione të këtij niveli”, u shpreh zëvendëspresidenti i UEFA-s, Mikele Uva.