Trump: Kurdët, problem i Asadit. Le t’i ndihmojë Rusia, Kina, Napoleon Bonaparti

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se kurdët janë tani problem i Asadit, dhe se vetë ai nuk ka asnjë problem me këdo që ka dëshirë t’i ndihmojë, qofshin këta Rusia, Kina, apo Napoleon Bonaparti.

Trump ka postuar sot deklarata që kanë shprehur ndryshimin dramatik të politikës amerikane në rajon, duke i lënë kurdët në duart e diktatorit sirian, Bashar al-Asad.

Ai e quajti Asadin armik të Amerikës, por tha se Siria do natyrshëm që t’i ndihmojë kurdët. Presidenti shtoi: “Kushdo që do t’i ndihmojë sirianët me mbrojtjen e kurdëve s’ka asnjë problem me mua, qofshin Rusia, Kina apo Napoleon Bonaparti”.

Trump tha se Turqisë do t’i vendosen sanksione ekonomike për lëvizjet e fundit, duke filluar që me tarifën ndaj eksporteve të çelikut.

Megjithatë, Trump nuk tha nëse e kishte anuluar apo jo ftesën që i është dhënë Erdoganit për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, muajin tjetër.

Ai shtoi se një grup i vogël i forcave amerikane do të vazhdojë të qëndrojë në Siri, por vetëm në jug të vendit, për të mos lejura rikthimin e ISIS-it.

Forcat kurde, të cilat janë trajnuar nga SHBA, kanë luftuar deri më sot me sukses kundër ISIS-it dhe kundër Asadit. Por me largimin e trupave amerikane ata e panë veten nën sulmet e pandërprera të Turqisë. Kjo bëri që kurdërt t’i ktheheshin ish-armikut të tyre, Asadit, për mbrojtje nga ushtria turke.