Trashi: Ëndërr e bërë realitet, ja çfarë më tha trajneri Reja para ndeshjes

Lorenc Trashi ka pohuar se nuk e kishte parë as në ëndërr debutimin ndaj Moldavisë. Në intervistën pas ndeshjes, mbrojtësi i Partizanit tha se ia dedikonte gjithçka familjes.

 

“Po, është e vërtetë. Nuk e di, por është një emocion i papërshkrueshëm me fjalë. Kjo është një ëndërr e bërë realitet. Një ëndërr e plotësuar  e prindërve të mi, që kërkonin të më shikonin një ditë duke përfaqësuar kombin. Shpresoj të kem bërë një debutim të mirë, të jenë kënaqur edhe tifozët.

Nuk mund t’iu fshihja dot emocionet, trajneri më ka thënë që kjo është ndeshja jote, luajti si me Partizanin, s’ka asnjë ndryshim. Besimin tim e ke të plotë.

Dedikimi? Shkon për familjen time, dy motrat e mia që më kanë mbështetur gjithë karrierës time. Gjithë çunave dhe trajnerit dhe tifozëve. Nuk mund të them se do jem titullar, është shumë shpejt, do të jap gjithçka sa herë të më besohet”, tha mbrojtësi.