Tifozët e Celtic habiten nga xhonglimet e Metës: Presidenti më i lezetshëm në botë!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shfaqur dje talentin e tij në rrjetet sociale. Kreu i shtetit publikoi një video duke xhongluar topin, teksa mbante të veshur fanellën e skuadrës së Celtic.

 

Ai shkroi: Përshëndetje të gjithë tifozëve të mrekullueshëm të ‘Celtic FC’, nga brigjet e Durrësit! Përshëndetje!”.

Sigurisht një gjë e tillë nuk kushte si të mos vihej re nga tifozët skocezë. Portali i njohur “The Scotich Sun”, ka publikuar disa nga komentet pikante të tifozëve skocezë, të cilët vlerësuan përpjekjet e presidentit të Shqipërisë.

“Ndoshta ju jeni presidenti më i lezetshëm në botë ahha”, ka shkruar njëri prej fansave.

Ndërkohë që një tjetër më poshtë ka shtuar: “Të firmosë për Celtic”. /R.Lika-Koha Jone/