Sulmuesi i kombëtares djeg shansin, dëmtohet pak para Moldavisë

Shqipëria do të luajë sonte ndaj Moldavisë në transfertë një ndeshje që do të shërbejë për të ardhmen. Trajneri Edoardo reja nuk ka marrë lajme të mira nga stërvitja e fundit. “Telesport” raporton se  stafi mjekësor ka bërë çmos që të rikuperojë Bekim Balajn, por sulmuesi shkodran do të duhet të qëndrojë jashtë, pasi ka dhimbje në gju për goditjet e marra në sfidën ndaj Turqisë.

 

Kështu, Balaj do të ulet në stol, por shanset për ta rrezikuar janë thuajse zero. Shkodrani do të duhet të qëndrojë pushim 3-4 ditë. Teksa pritet që të konfirmohet dyshja Manaj-Cikalleshi.

Odise Roshi pritet ta nisë sërish nga stoli. Fieraku nuk është në 100% të formës fizike dhe ndaj trajneri nuk dëshiron të rrezikojë.