Shtrytëzonte një 14-vjeçare, e shkuara e pronarit të lokalit të natës që u arrestua sot

Ditën e sotme u vu në pranga shtetasi Ilir Peraj, pronar i një lokali natë, që u arrestua ndërkohë që po flinte në makinën e tij në autostradën Tiranë Durrës.

Brenda lokalit të tij u gjetën doza kokainë si dhe një vajzë e cila dyshohet se shfrytëzohej për prostitucion nga i arrestuari.

Vajza u gjet në një ambjent të përshtatur si dhomë brenda lokalit dhe është strehuar në nga qendrat që kujdesen për viktimat e trafikimit.

Por kush është Ilir Peraj?:

I njohur si biznesmen me origjinë nga Shkodra, Peraj është dënuar për një vrasje për një vrasje të ndodhur më 26 shkurt të vitit 2011 në tavernën “Miki”, që në atë kohë ishte në rrugën e Kavajës.

Ilir Perja, së bashku me dy kushërinjtë e tij, Elis dhe Elidon Peraj (vëllezër) rrahën për vdekje me shkop bejsbolli Alban Kolecin, mbrëmjen e 26 shkurtit.

Gjithçka kishte nisur nga sherri që kishte nisur viktima të bënte në lokalin e Perajt. Koleci së bashku me një shokun e tij, Agostin Gjergjaj kishin konsumuar shumë pije alkolike dhe më pas kishin filluar të thyenin gotat.

Pronari i lokalit Ilir Peraj së bashku me dy kushërinjtë tij kishte pritur deri në momentin që Koleci dhe miku i tij kishin dalë jashtë lokalit dhe e kishin ndjekur me shkopa bejsbolli.

Pas një debati me fjalë Ilir Peraj, Elis Peraj dhe Elidon Peraj, rrahën për vdekje me shkopa bejsbollo Alban Koleci. I plagosur rëndë mbeti edhe miku i tij Gjergjaj.

Për këtë ngjarje Ilier, Elis dhe Elidon Peraj u dënua në total em 26 vite burg, përkatësisht prej 26 Ilir Peraj u dënua me 10 vjet burg, ndërsa vëllezërit Elis dhe Elidon Peraj u dënuan me 9 vjet e 4 muaj dhe 6 vjet e 8 muaj burg secili.

Por 50-vjeçari që banonte prej vitesh në Tiranë nuk i ka përfunduar këtu sherret. Në vitin 2013 ai u vu në pranga sapo mbërriti në Rinas për llogari të drejtësisë italiane. Gjykata e Napolit e kishte dënuar Perjan me 17 vite burg për vrasje dhe drejtësia italiane kishte lëshuar një urdhër arresti për të.

Maj të 2015 (e pashpejgueshme si u lirua vetëm katër vite pas vrasjes) Ilir Peraj ra sërish në prangat e policisë së Tiranë. Këtë herë së bashku me dy persona të tjerë, ai akuzohej se shfrytëzonte femra për prostitucion.

Në vitin 2016, biznesmeni Perja do të përfshihej sërish në një skandal prostitucioni. Një vazjë minorene e akuzoi, 47-vjeçarin në atë kohë se teksa punonte si balerinë në tallavanë e këtij të fundi përdorej si prostitutë.

E mitura F.Gj. dëshmoi në atë kohë se pronari i lokalit, Ilir Peraj, i ka thënë në dy raste që të shkonte me klientë me pagesë.

Ajo ka rrëfyer se në rastin e parë ishte një shok i Ilirit, i cili i ka premtuar 500 euro dhe një makinë në këmbim të marrëdhënieve seksuale me të, por nuk pranoi.

Në rastin tjetër, sipas deklarimeve të minorenes, klienti ishte një shok i të pandehurit Peraj, pronar i një hoteli në Tiranë. Në ditët që ky person shkonte te lokali me muzikë tallava i të pandehurit Peraj, ai e ka shtyrë të miturën që të kryente marrëdhënie seksuale me mikun e tij, duke i thënë “shko se është bingo e madhe”.

E mitura ka pranuar dhe pronari i hotelit I ka ofruar 1500 euro. Në dëshminë e saj ajo ka treguar më tej se e ka refuzuar pasi ka ndjerë neveri për të.

“Më vjen keq, por nuk mund të kryej marrëdhënie seksuale me ty,”– mësohet t’i ketë thënë ajo dhe i ka kthyer paratë.

Edhe këtë herë Peraj shpëtoi paq nga drejtësia dhe motivet mbeten të pashpjegueshme.