Shqipëria U19 fiton ndaj Polonisë, talenti i Bayernit shënon dy gola

Shqipëria U19 e drejtuar nga Nevil Dede ka zhvilluar një ndeshje miqësore me të njëjtën grupmoshë të kombëtares polake, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku kuqezinjtë janë treguar superiorë dhe kanë triumfuar me rezultatin 3-1.

 

Sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi që udhëhoqi Kombëtaren Shqiptare drejt suksesit, duke kaluar në avantazh kuqezinjtë në minutën e 31-të dhe më pas në të 53-ën gjeti golin e dytë personal dhe dyfishoi shifrat.

Skuadra polake reagoi në minutën e 80-të dhe rihapi takimin me golin e Bialek, por talenti shqiptar që luan me Bayernin e Mynihut, Marvin Çuni gjeti edhe golin e tretë për kuqezinjtë, duke vulosur suksesin e kuqezinjve.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Malaj, Shiba, Hoxha, Pici, Mero, Morina, Muçi, Bozhanaj, Karrica, Rrapaj, Ibrahimi. Trajner: Nevil Dede

Polonia: Broda, Gierak, Bogaz, Lopata, Mruk, Karbovnik, Kaminski, Hyjek, Kocyla, Bialek, Zalevski.