Shkarkohet Rudina Hajdari, grupi Demokrat do drejtohet nga Korab Lita

Rudina Hajdari shkarkohet nga drejtimi i grupit demokrat, për t’ia lënë vendin ish-nënkryetarit të Bashkisë Kamëz, Korab Lita. Me anë të një postimi në facebook deputeti i ri i opozitës parlamentare njofton se ka marrë drejtimin e grupit demokrat dhe  shprehet se ndihet përgjegjës mjaftueshëm për drejtimin e këtij grupi parlamentar.

Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetarja e grupit parlamentar Demokrat. Hajdari është zëvendësuar në këtë detyrë nga Korab Lita.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në facebook, demokrati Korab Lita, i cili njoftoi se këto ndryshime bëhen në funksion të organizimit të brendshëm të grupit.

Postimi i Korab Litës: 

Te nderuar miq ,

Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshem beri ndryshim ne drejtimin e grupit.

Personalisht, dua t’ju dergoj nje falenderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar per vleresimin dhe besimin qe me dhane per te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.

Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne.

Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene.