Shengeni Ballkanik, Dyrnjaja: Rama outsider politik, krijon reaksione politike

Gazetari, Denis Dyrnjaja i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se Rama është outsider politike dhe krijon reaksione politike sepse ai nuk është politikan rreshti.

Zheji: Ka një aciditet midis Tiranës zyrtare dhe kësaj qeverie të re që po vjen në Kosovë?

Denis Dyrnjaja: Rama është outsider politik në këto raste, krijon edhe vetë reaksione politike për shkak se nuk është politikan rreshti. Nga krahu tjetër kemi Albin Kurtin që mendoj se krijon pak populizëm në këtë rast. Jo të gjitha interesat kombëtare përputhen me ato që ka thënë Albin Kurti. Kufiri me Malin e Zi, Albin Kurti ka qenë kundër kësaj gjëje.