Shahini uron studentët për vitin e ri akademik: Do vazhdojmë me përgjysmimin e tarifave

Nis sot viti i ri akademik për studentët e ciklit të studimit Bachelor. Studentë nga i gjithë vendi i drejtohen sot auditorëve për nisjen e vitit të ri Akademik.

Ngas 23 dhjetori 2019, deri në 3 janar 2020, është caktuar periudha e pushimeve për ndërrimin e viteve.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, me anë të një videomesazhi i ka uruar suksese të gjithë studentëve që nisin sot vitin e ri akademik. Ajo tha se do vazhdohet me përmbushjen e premtimeve për studentët në kuadër të Paktit për Universitetin.

Të dashur studentë sot fillon viti i ri akademik dhe ne kemi kaluar të gjithë muajt e verës për të realizuar Paktin për Universitetin. Do vazhdojmë me përgjysmimin e tarifave për të gjithë studentët e ciklit të parë dhe të integrua. Do vijojmë me dhënien e bursave për studentët ekselentë dhe kategoritë në nevojë. Kemi investuar në konviktet në të gjithë Shqipërinë. Mos harroni ta përdorni bibliotekën dixhitale për të realizuar studimet tuaja“, u shpreh Shahini.