Rritet dhuna në familje, në Fier 228 raste

Dhuna në familje është një plagë e thellë e shoqërisë shqiptare. Në Fier, vetëm në periudhën janar-shtator të këtij viti janë regjistruar 228 raste të dhunës në familje. Në shumicën e rasteve është burri autor i dhunës kundrejt gruas dhe në 14 raste është gruaja ajo e cila ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit. Në total janë arrestuar 55 persona, kurse 326 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Ajo çfarë po vihet re është se kemi një rritje të denoncimeve për dhunë në familje. Sipas psikologes Enkeleda Dimo, gratë gjithmonë e më shumë po ngrijnë zërin ndaj dhunës dhe me ashpërsimin e ligjit për dhunën në familje gratë ndihen edhe më të mbrojtura çka i shtyn edhe në denoncimin e rasteve. Sipas saj shkak i dhunës vijon të mbeten problemet ekonomike dhe mentaliteti.

“Është e vërtë që është rritur numëri i rasteve të dhunës në familje por po aq i vërtetë është fakti që tashmë zëri i femrës ndihet më shumë. Denoncimet janë në rritje. Kjo për shkak se edhe masat për personat dhunojnë tashmë janë më të rrepta. Është e dukshme dhe fakti se rritja e dhunës në familje. Kjo për shumë arzye. Për shkak të zvillimi kulturor dhe social të familjes në vendit tonë. Kjo edhe për shkak të luhatjeve social-ekonomike”.