Rreziqet e shpërqendrimit digjital – Si ta kapërceni atë

Ja një situatë që të gjithë  e kemi hasur: jeni duke ecur në rrugë dhe dikush po ecën në drejtim të kundërt drejt jush, ndërkohë që ju e shihni ai nuk e ka mendjen aspak. Kjo për faktin se ai është i fokusuar tek telefoni i tij teksa shkëmben mesazhe dhe për këtë arsye nuk ju dallon.  Kjo është situata kur njeriu përpiqet të bëjë 2 procese të ndryshme në të njëjtën kohë: Të eci dhe të komunikojë.

Jo vetëm tek këmbësorët por edhe tek drejtuesit e mjeteve ndodh i njëjti fenomen, dhe në këtë rast ata udhëtojnë ose më ngadalë ose më shpejt se normat e lejuara pasi janë të lidhur vetëm pjesërisht me atë që po ndodh përreth. Në momentin që jemi në komunikim më dikë tjetër në një vend tjetër, atëherë është e pamundur të jemi totalisht të pranishëm në situatën reale deh aktuale në të cilën ndodhemi. Këto lloje të dukurish tani janë mjaft të zakonshme saqë ne mund ta etiketojmë kohën në të cilën po jetojmë si epoka e shpërqendrimit.

Një gjendje e rrezikshme

Kjo lloj epoke është përcaktuar si e rrezikshme, kjo vjen sipas një raporti të vitit 2015 të Këshillit Kombëtar të Sigurisë i cili tregoi se ecja në të njëjtën kohë me përdorimin e celularit rrit rrezikun e aksidenteve. Më shumë se 11,000 njerëz janë plagosën midis vitit 2000 dhe 2011 ndërsa ecnin dhe flisnin në telefonat e tyre.

Kjo bëhet akoma dhe më e rrezikshme kur flitet për drejtuesit e mjeteve të cilët janë krejtësisht të hutuar dhe mund të kenë shpejtësi të luhatshme si dhe ndërrim korsish të pajustifikuar si rrjedhojë e shpërqendrimit nga telefoni. Si rezultat i kësaj sjelljeje u regjistruan 16,000 fatalitete rrugore shtesë nga 2001 deri në 2007. Më shumë se 21% e aksidenteve të automjeteve tani u atribuohen shoferëve që flasin në celularë dhe 5% të tjerë nga mesazhet.

Është e provuar që jemi shumë më efikas dhe produktiv nëse realizojmë një detyrë në një kohë. Kur përpiqemi të bëjmë më shumë gjera në të njëjtin moment është më se e sigurt që cilësia do të jetë shumë më e ulët pasi vëmendja jonë do të jetë e ndarë në disa drejtime çka nuk do të lejojë përqendrimin e nevojshëm për suksesin e proceseve të ndërmarra prej jush.

Në një studim klasik, studiuesit në Universitetin Stanford zbuluan se personat ‘multitasking’ janë më pak efikas sepse ishin më të predispozuar për të përdorur informacione të parëndësishme dhe kërkuar në memorien e tyre kujtime të papërshtatshme.

Në një tjetër studim të realizuar me mbi 2,000 vajza 8- 12-vjeç në SHBA dhe Kanada u zbulua se të qenurit multi-funksional ishte i shoqëruar me tregues negativ social, ndërsa kontakti ballë për ballë shoqërohej me tregues më pozitivë shoqërorë siç është suksesi social, ndjenja e normalitetit, dhe orët e gjumit (jetike për të rinjtë). Përfundimi është se fenomeni i media ‘multi-tasking’ nuk është burim lumturie.

Krijesa që kërkojnë shpërqendrim?

Ekzistojnë një numër arsyesh pas këtij shpërqendrimi në rritje. Një arsye e përmendur shpesh është presioni i kohës, pasi jetojmë në një epokë kur na mungon koha për të realizuar gjithçka që duhet të bëjmë brenda një periudhe të kufizuar, dhe është pikërisht këtu kur hyn në punë fenomeni i multi-tasking. Disa nga variablat e përcaktimit të nevojës për shpërqendrim janë mosha, gjendja sociale si dhe gjinia. Po çka është më e rëndësishme është se ne duhet të rishqyrtojmë se çfarë do të thotë të jesh njerëzor,  dhe jo vetëm një qenie e vazhdueshme që duhet të mendojë dhe të përmbush detyra, por si krijesa që kërkojnë shpërqendrim nga momenti duke u lidhur me dikë që ndodhet diku tjetër.

Teoricieni i mediave Douglas Rushkoff pohon se sensi ynë i kohës është transformuar në një të tashmë frenetike të ashtuquajtur “digiphrenia”, efekt i krijuar nga mediat sociale pra të qenurit në shumë vende, me njerëz të ndryshëm por në të njëjtën kohë.

Në tjetër arsye se përse njeriu ndjen nevojën e të pasurit kontakt me njerëz të tjerë veç atyre rrotull tij, sidomos nëpër ambiente publike, më shumë se interesi për ata me të cilët po komunikojmë është dëshira për t’u dukur se sa të zënë apo të rëndësishëm jemi, dhe të tregojmë se jemi në gjendje të menaxhojmë shumë situata dhe njerëz në të njëjtën kohë. Kjo lloj sjellje fryn statusin aktual të individit, sidomos në rastet kur ai është në mënyrë konstante duke komunikuar, kjo shpjegon edhe fenomenin se përse ka shumë raste kur njerëzit flasin me zë të lartë në vende publike.

Reagimet

Sipas një studimi tjetër të realizuar, ndalimi i telefonave celularë nëpër shkolla soli një përmirësim të arritjeve tyre sidomos në rastet e atyre që ishin me nota të ulëta (të cilët fituan ekuivalentin e një ore shtesë mësimi ne javë).

Por jo vetëm në ciklin e ulët, pasi edhe nëpër fakultete e kolegje u zbulua se mbajtja e laptopëve hapur shpërqendronte jo vetëm përdoruesin e tyre që humbte vëmendjen në orën e leksionit por edhe fqinjin e tyre. Një përgjigje radikale ndaj fenomenit është shkëputja totale nga rrjetet dhe mjetet e komunikimit masiv dhe koncentrimi tek momenti aktual. Kjo dhe fokusi ndaj një detyre të vetme do të sillte sukses imediat në punën tuaj, të cilin më pas do të kishit mundësi ta ndani me miqtë tuaj në telefon, mesazhe madje edhe me zë të lartë nëpër vende publike.

Quartz – SCAN