Reja: Po krijojmë një ekip të vërtetë dhe me cilësi

Trajneri i kombëtares, Edoardo Reja ëhstë shprehur shumë i lumtur me fitoren e kombëtares sonë ndaj Moldavisë. Strategu italian tha se e ardhmja është e madhe.

 

“Ndeshje të tilla janë të vështira por më vjen mirë për djemtë sepse ishin shumë të impenjuar dhe në Turqi. U treguam të zotë sot sepse kërkohet përqendrim edhe pse kishim kundërshtar modest. Në 3-0 arritëm të menaxhonim dhe u bë shumë lehtë. Trashi? Ishte prezantim i mirë i tij por edhe si skuadër kemi luajtur. Ai ka luajtur mirë dhe golin e quaj punë kolektive.

Kemi shfrytëzuar, ata gabuan dhe shënuam, me gol të portierit. Po krijojmë grup të fortë dhe me vlera brenda e jashtë fushës. Menaxhuam shumë mirë dhe kërkova përqendrim maksimal dhe shënuam 4 gola.  Selahi dhe Kumbulla janë shumë të mirë pasi luajnë titullarë në Itali dhe Holandë, janë pjesë e rëndësishme për të ardhmen.

Jam i kënaqur që debutuan por më vjen keq për ata që nuk luajtën. Fitorja me më shumë gola? Jemi një skuadër e vërtetë, luajmë mirë dhe përtej rezultateve më pëlqen sepse ka shumë bashkëpunoj. Kemi staf të mrekullueshëm me Bulkun dhe Salihin, me ndihmësit e mi dhe kemi një grup që punon me shumë seriozitet dhe intensitet”, tha Reja.