Pushuesit ankohen nga mushkonjat, dezinfektimi bëhet në stinën e dimrit!

Në fillim të sezonit veror, emisioni investigativ “Stop” transmetoi problemin e mungesës së dezinfektimit nga insektet në zonat bregdetare. Aso kohe, ISHP nisi procedurat për dezinsektimin e zonave bregdetare nga mushkonjat. Pas denoncimeve për korrupsion në strukturën e posaçme pranë kryeministrisë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, konstatoi shkeljet dhe rekomandoi anulimin e tenderit dhe shkarkimin e 8 punonjësve të ISHP-së. Por rekomandimet e saj nuk u zbatuan kurrë. Turistët gjatë gjithë verës u ankuan, se nuk gjetën qetësi nga insektet, as në plazh e as në gjumë. Por situata është kthyer sërish në pikën 0, pasi tenderi për këtë procedurë ka pika të dyshimta e dezinfektimi mund të bëhet në dimër.