Publikohet pjesa ku shfaqet kryeministri Rama në filmin “I love Tropoja”

Filmi “I love Tropoja”, pritet të pushtojë kinematë në 2020-tën.

Me një kast aktorësh të mirënjohur, të talentuar e shumë të dashur për publikun, “I love Tropoja” pritet të godasë edhe te publiku.

Ditën e sotme ka qenë vetë producenti dhe aktori Ermal Mamaqi i cili ka publikuar një tjetër teaser nga filmi e në të shfaqet edhe kryeministri Edi Rama.

Me paruke të zeza, lente dhe syze, Rama thuajse nuk njihet në ato pak sekonda që transmetohen në video të cilën mund ta ndiqni më poshtë.