PS: Brenda dhjetorit në Parlament, ndryshimet ligjore për arrestimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të “KÇK”

Brenda muajit dhjetor mazhoranca socialiste do të paraqesë në Parlament, ndryshimet për gjyqtarët dhe prokurorët, pjesë e të ashtuquajturës “KÇK”.

Burime nga mbledhja e Kryesisë së PS, thanë për Ora News, se brenda fundit të vitit do të jetë gati në Parlament, nisma për ndryshimet që prekin gjyqtarët dhe prokurorët të etiketuar nga Kryeministri Edi Rama si “Kap ça të kapësh-KÇK”.

Gjithçka pasi në seancën e kaluar parlamentare, kreu i qeverisë tha se: “Ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vettingun, që e dinë që nuk e kalojnë vettingun dhe që kanë nxjerrë dhe një togfjaësh KÇK. Këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu“.

Sipas tij, shpallja në kërkim e KÇK-së është objektivi që duhet të ketë në Parlament një orë e më parë.