Polemikat para duelit Francë-Turqi, Ministri i Jashtëm anulon prezencën në stadium

Franca do të përballet sonte në mbrëmje në Paris ndaj Turqisë, një duel i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Europian. Polemikat kanë qenë të shumta para ndeshjes, për shkak të festimeve politike të futbollistëve të Turqisë në duelin e fundit ndaj kombëtares sonë.

 

Ngjarja ka lënë një shije të hidhur te politikanët në Francë, teksa Ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian ka anuluar praninë e tij në stadiumin “Stade de France”.

“Me këtë përshëndetje ushtarake, skuadra e futbollit të Turqisë për fat të keq ka kapërcyer vijën midis sportit dhe politikës,” shkroi dje në Twitter Jean-Christophe Lagarde, presidenti i partisë qendrore Udi. Ndërkohë që nuk kanë munguar as komente nga politikanë të tjerë. /Koha Jone/