Plas sherri/Rudina Hajdari shkarkohet. Korab Lita zgjidhet me firma si drejtues grupi

Deputetja Rudina Hajdari është përplasur me deputetët e tjerë të “opozitës” për shkak të prezantimit të saj mediokër në publik. Ndaj me sa duket kanë vendosur ta shkarkojnë duke zgjedhur një drejtues të ri.

Deputeti Korab Lita në një mbledhje me deputetët e tjerë kanë firmosur që t’a largojnë deputeten Hajdarin nga detyra e kryetares së grupit.

Por Rudina Hajdari thotë se është ende në këtë detyrë. “Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!”,- shkruan në Facebook Rudina Hajdari. Në fakt nuk kuptohet se me cilët deputetë ajo do shpallet kryetare, kur kolegët e kanë shkarkuar me firma drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Deklarata e Korab Litës ka marrë mbështetjen e Muslim Murrizit, Kujtim Gjuzit dhe gjithë deputetëve të tjerë.

Burime brenda “opozitës” së re tregojnë se Korab Lita është serioz dhe korrekt në integritet. Mësohet se kryeministri po bën presion dhe oferta, njëkohësisht, ndaj Korab Litës, pasi shefi i qeverisë do Rudina Hajdarin si kryetare, sepse mbiemri i saj i shërben me shumë se sa emri!

Sapo njoftohet se presioni dhe ndërhyrja e kryeministrit Rama ka sjellë që një deputet me emrin Halit Valteri të tërheq firmën e tij nga dokumenti për shkarkimin e Rudina Hajdarit.

Ndërkohë pak më parë deputeti Korab Lita ka postuar këtë status:

Te nderuar miq ,

Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshem beri ndryshim ne drejtimin e grupit.

Personalisht, dua t’ju dergoj nje falenderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar per vleresimin dhe besimin qe me dhane per te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.

Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne.

Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene./KL/

Në foto: Korab Lita