Një ditë pas ndalimit të 10 protestuesve, banorët e “Astirit” ultimatum qeverisë

Pas arrestimit dje të 10 protestuesve të Unazës së Re, pasi akuzohen se bllokuan rrugën tek Unaza e Re, banorët e ‘Astirit’ bëjnë lëvizjen e radhës.

Mesohet se një grup banorësh të Unazës së Re kanë shkuar sot në Komisariatin nr.6 në Tiranë, ku kanë dorëzuar njoftimin për protestën e radhës.

“Njoftimi është për protesta deri në 30 nëntor. Pastaj do të bëjmë një tjetër njoftim. Nuk kërkojmë leje, sepse të drejtën për të protestuar na e garanton Kushtetuta. Nuk tërhiqemi edhe nëse na arrestojnë të gjithëve”, -tha banore e Astirit.

Banorët e Unazës së Re janë të vendosur megjithatë për të protestuar dhe ata do të mbështeten nga ish-deputetët e PD-së, pavarësisht arrestimeve të ditëve të fundit,

Këta banorë janë shprehur se qëndrojnë në ankth prej pranisë së Policisë në zonë dhe kanë zhvilluar sot një mbledhje, në të cilën është propozuar edhe futja në një grevë urie, në rast se Policia do të vazhdojë arrestimet dhe terrorin ndaj tyre.