Ndoka: Ky gishti i takon Edi Ramës, sipas raportit të fundit të OSBE

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, duke fyer qytetarët që protestojnë

Nard Ndoka, kryetari i PDK-së, ka dhënë opinionin e tij për gjestin fyes të Ambasadorit të OSBE në Tiranë, Berndt Borchard, ndaj protestuesve të Unazës së Re, që thërrisnin “rama ik” përpara Drejtorisë së Policisë.

Me ironi, Ndoka thotë: “Nëse i referohemi raportit të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 30 Qershorit, ky gisht i takon Edi Ramës! E ndoshta Ambasadori atë kishte në mendje!”