Ndërron jetë në moshën 3-vjeçare vajza e aktorit të njohur

Vajza e aktorit të njohur Miguel Cervantes ka ndërruar jetë. Adelajde ndërroi jetë në moshën 3-vjeçare pak ditë pasi ishte shtruar në spital për të marrë mjekime.

Vogëlushja vuante nga sëmundja e epilepsisë dhe për fat të keq nuk ka mundur ta mposhtë.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë aktori nëpërmjet një postimi prekës në Instagram.

Ai ka publikuar foton e krevatit bosh të vajzës së tij dhe në të shkruan: “Makineritë janë fikur. Shtrati i saj është bosh. Qetësia është shurdhuese. Adelaide Grace na la të shtunën në mëngjes. Më në fund ajo është e lirë nga dhimbja”.