”Miss Universe Kosova”, kurorën e merr 21-vjeçarja me tipare unike

Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata finale e konkursit ”Miss Universe Kosova”. Dhjetëra vajza morën pjesë duke konkurruar për vendin e parë dhe për të marrë kurorën e më të bukurës. Fatbardha Hoxha u shpall më e bukura e këtij viti dhe do të përfaqësojë vendin në ”Miss Universe 2019”, që do të mbahet në Lebanon muajin tjetër. Shqipëria do të përfaqësohet nga Cindy Marina, e cila këtë vit fitoi çmimin e më të bukurës në “Miss Universe Albania”.