Ministrja e Arsimit: Nuk i trembem një proteste studentore

A i trembet ministrja e Arsimit Besa Shahini një proteste tjetër studentore?

Shahini tha në Top Talk se nuk i trembet pasi sipas saj edhe nëse do ketë, do shërbejë vetëm për t’i dhënë energji punës që po bëhet.

“Protesta mund të ketë ose jo. Nuk i trembem fare sepse protesta neve na ka dhënë energji për të bërë gjërat që ne po bëjmë sot. Por mendoj që nuk ka arsye për protestë”, tha ajo.

Kujtojmë se vitin e kaluar studentët zhvilluan një valë protestash pas nisjes se vitit të ri akademik ku i vunë disa kushte qeverisë, të cilat ishin:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6-Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.

Nga ana tjetër qeveria reagoi duke shpallur Paktin për Universitetin. Ndërkohë për shkak të protestës se studentëve dha dorëheqjen edhe Ministrja Konditat Nikolla. Vendin e e saj e zuri Besa Shahini që mbante detyrë e zv/ministres gjatë zhvillimit të protestës./tch/