Ministria e Jashtme e Serbisë uron Handke për çmimin Nobel

Ministria e Jashtme e Serbisë ka reaguar për fituesin e çmimit Nobel në letërsi, Peter Handke. Në një deklaratë zyrtare, ministri serb Ivica Daçiç përgëzon fituesin austriak, i cili është anatemuar si një mbrojtës i fashizmit dhe mohues i masakrave të serbëve në Bosnjë dhe Kosovë.

Ministra Serbe thotë se Handke është një autor brilant që i tregoi botës të vërtetat e luftërave civile  në ish-Jugosllavi, nga një këndvështrim tjetër. Në këtë mënyrë, ministria serbe jo vetëm merr në mbrojtje shkrimtarin e shkumë kritikuar, por mohon gjenocidin ndaj shqiptarëve  dhe boshnjakëve.

Reagimi diplomatik i Serbisë është një përgjigje dhe për deklaratat e Qeverisë së Kosovës dhe të qeverisë “Rama” në Tiranë, të cilët e cilësuan si një turp vlerësimin e një shkrimtari që mohon gjenocidin.