Manaj: Reja trajner i madh, na ka dhënë shumë liri

Rey Manaj vazhdon të shkëlqejë, por ndaj Moldavisë sulmuesi i talentuar arriti që të gjente një gol shumë të bukur me finte. Gjithsesi ai në intervistën pas ndeshjes deklaroi se do të donte të shënonte ndaj Turqisë.

 

“Besoj se ishte gol i kërkuar. Kisha 2-3 ndeshje që isha afër, por shënova sot. Kryesorja ishte që po fitonim. E kishim përgatitur mirë ndeshjen sepse nuk ishte e lehtë të vinim nga ndeshja me Turqinë.

Super gol? Nuk ka rëndësi për mua, si i bukur si koti ka të njëjtën vlerë. Do të doja të shënoja me Turqinë sepse ishin kartat e kualifikimit por kështu e ka futbolli.

Reja është një trajner i madh dhe na ka lënë shumë liri por në stërvitje kërkon gjithmonë të jepen 100%. Kam raport të mirë dhe e falënderoj për mundësinë. Shpresoj të rinovojë”, tha Manaj.