Makina përplas biçikletën në Vlorë, plagoset rëndë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një burrë që po udhëtonte me biçikletë.

Drejtuesi i biçikletës, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka mbetur i plagosur nga përplasja.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.