Kosova mund lehtësisht Malin e Zi dhe mban gjallë shpresat për kualifikim (VIDEO)

Kosova ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në shtëpi, aty ku ka mundur me rezultatin 2-0 skuadrën e Malit të Zi. Të dy golat, janë shënuar në pjesën e parë ndërkohë që skuadra e drejtuar nga Challandes nuk e ka vënë në diskutim për asnjë moment fitoren në një takim të dominuar në çdo aspekt.

 

Fillimisht ishte Rrahmani ai që shënoi dhe më pas Muriqi realizoi golin e dytë. Sakaq, vendasit kishin momente të tjera të pastra për të shënuar por nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.