Kendall Jenner, imazhi i Stuart Weitzman, bën akrobaci teksa ekspozon çizmet

Ajo është një nga modelet më të kërkuara të momentit, në krye të klasifikimeve të modeleve më të paguarave në botë, cover girl i revistave më prestigjioze dhe imazhi i brandeve më të famshëm. Një nga femrat me shumë besim në vetvete, me një personalitet të spikatur dhe që nuk ka frikë nga krahasimet.

Kendall Jenner është perfekte për të përfaqësuar Stuart Weitzman, që nuk e zgjedh rastësisht për herë të dytë si imazh të tij. Koleksioni i ri i brandit i kushtohet femrave me karakter të fortë, që duan të jenë seksi, por duke u ndjerë rehat në atë që bëjnë.

Cizmet prej kamoshit janë perfekte dhe japin shumë liri në lëvizje, komode dhe seksi njëkohësisht, ideale për femrat e forta dhe grintoze.

Teksa shfaqet me çizme, në videon e publikuar të fushatës së koleksionit të ri, Kendall Jenner lëviz nën ritmet e muzikës së bashku me balerinin Lil Buck, duke u shfaqur seksi, e guximshme, me këmbët në plan të parë, teksa bën akrobaci… të cilat e shkëpusin vëmendjen nga çizmet kujtdo.