“Jashtëtokësori” Ronaldo shënon golin e 700-të në karrierë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet së thyeri rekordi. Sulmuesi portugez ka shkurtuar diferencën në 1-2 ndaj Ukrainës, por ky gol ka qenë special për të.

Lojtari i Juventusit ka shënuar nga pika e bardhë golin e 700-të në karrierë në ndeshjet zyrtare, duke arritur një shifër të frikshme.