Gruaja kap burrin “mat” në makinë, e gjuan me gurë

Dje në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit ndodhi një skenë e pazakontë.  Në një video të publikuar nga JOQ Albania, një grua mendohet se ka kapur burrin e saj “mat” me një femër tjetër në makinën e këtij të fundit.Ajo shihet teksa i vërsulet makinës, më pas merr një gur në dorë dhe tenton t’i thyejë xhamat e makinës.

Pas këtij incidenti, burri del nga makina dhe e ndjek nga pas dhe mes tyre nis një konfrontim, ku nuk mungojnë të sharat dhe shtyrjet. Duhet të themi se nuk dihen me saktësi rrethanat e ngjarjes.