Gjest fyes i ambasadorit Borchardt ndaj protestuesve (FOTO+VIDEO)

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, duke fyer qytetarët që protestojnë

Rrjetet sociale po ziejne lidhur me një gjest fyes te ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, dje ne mbreme teksa kalonte pranë banorëve dhe protestuesve demokratë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, për shkak të shoqërimeve tek zona e Astirit.

Kreu i delegacionit të OSBE ka bërë një lëvizje fyese gishtash, duke sharë ata që po bërtisnin “Rama ik”. Aq më tepër, që ky reagim i diplomatit vjen kur njerëzit nuk kishin ndonjë shprehje kundër atij vetë.

Video dhe foto më poshtë tregon momentin kur ambasadori i OSBE duket se ka treguar gishtin e mesit ndaj qyetarëve. Një grup i madh qyetarësh ndodheshin para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, për të protestuar ndaj arrestimeve të banorëve të Unazës së Re dhe ish-deputetit Klevis Balliu.

Shikoni foton dhe videon më poshtë: