Gazetarja e njohur i nxjerr të palarat Dafina Zeqirit: Ja ç’më bëri në një koncert

Gazetarja Suada Daci, e cila është një ndër penat më të spikatura në gazetarinë rozë shqiptare, ka qenë e ftuar sëfundmi në “Mos i fol shoferit”. Ajo ka treguar sekrete të vogla të profesionit të saj si dhe detaje nga marrëdhëniet që ka me artistët të cilët interviston mjaft shpesh.

E pyetur nga Rudina Dembacaj se cili është personazhi më i keq i showbizzi-t, që e veçon nga të tjerët, pa nguruar Suada ka thënë emrin e Dafinës. Sipas saj, Dafi ka një sjellje mjaft arrogante dhe prej dive. Në të njëjtën mënyrë, pra me arrogancë, këngëtarja trajton këdo që e rrethon, përfshirë edhe anëtarët e stafit të saj.

Kështu, Suada u shpreh më konkretisht:

Dafina Zeqiri, ka ardhur në Tiranë për një koncert dhe kam shkuar t’i marr një intervistë, sjellja e saj prej arrogantje. Ajo që më bëri përshtypje ishte se nuk sillej ashtu vetëm me gazetarët, por edhe stafin e saj sikur ajo ishte diva me e lartë se të gjithë. Atëherë bëra dhe një shkrim: “Dafina Zeqiri vjen në Tiranë me sjelljen e një dive”. Që atëherë nuk e kam kontaktuar më menaxherin e saj për një tjetër intervistë”.
Teksa u pyet për personazhin që vlerëson më tepër, Suada veçoi MC Kreshën.