“Fajin e ka PD për gishtin”, Xhafka: Këtë Taulantin dua ta “ha”, se kam dëshirë të madhe që ta vjell

Gazetari Agim Xhafka përmes një statusi ne Facebook komenton deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla, i cili për të justifikuar gjestin e ambasadorit Borschard që fyeu gjithë shqiptarët duke treguar gishtin e mesit.

“Këtë Taulantin dua ta “ha”. E dini pse? Se kam dëshirë të madhe që ta vjell. S’po e mbaj dot veten”, shprehet Xhafka në reagimin e tij.

Gjesti i ambasadorit që u krye ndaj grave të Astirit është dënuar mjaft në rrjetete sociale, pasi sjellja e tij la shumë për të dëshiruar për një diplomat.

Por Taulant Balla fajësoi PD-në që sulmon ambasadorët, dhe nuk gjeti aspak në faj përfaqësuesin e OSBE-së në vendin tonë.

“Ambasadori i OSBE-së është një ambasador i një institucioni shumë të rëndësishëm ku Shqipëria është anëtar, dhe së shpejti do të marrë dhe kryesimin e presidencës. Më vjen keq që parti të caktuara, në rastin konkret PD, problemet i shohin te ambasadorët. I bëj thirrje PD-së që të heqë dorë nga sulmet ndaj ambasadorëve, pasi koha e sulmeve ndaj tyre ka përfunduar”, tha Balla, pa komentuar në mënyrë konkrete gjestin e Borchardt.