Duka: Më erdhi keq për zëvendësimet, me Rejën do të ulem për …

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shpreh shumë i kënaqur me fitoren 4-0 ndaj Moldavisë, ndërkohë që konfirmoi se Reja do të mbetet te Shqipëria.

 

“Tani që ka mbaruar, duket e lehtë me 4 gola. Por, deri sa të fillonte ndeshja, ishim në tension. Sot nuk ka ndeshje të lehta. Rezultat historik. Në të dyja ndeshjet, ekipi ishte i përgatitur që të luante gjithçka. Fati na dënoi, në Turqi meritonim diçka më shumë. Djemtë kanë punuar mirë, kanë rikthyer besimin te vetja. Meritonim më shumë se 4 pikë në këto ndeshje, jo 3.

Ndeshje të tilla, janë më të vështira të përgatiten, se sa në ndeshje me stadiume plot, si me Francën. Kur konsiderohet një kundërshtar i lehtë, në këto raste duhet të tregosh se ke skuadër dhe bind për të ardhmen. Nuk dyshoja për një paraqitje të mirë sot. Kemi një skuadër që na jep shpresë për të ardhmen dhe do rritet shumë.

Më erdhi keq për dy zëvendësimet, Kumbullën dhe Selahin, që u bënë shumë vonë. Publiku ndoshta do donte t’i shihte edhe më shumë. Trashi debutoi me gol, një dhuratë e bukur për kampionatin shqiptar, edhe për Kombëtaren. Edhe Manaj apo Bare, nuk kanë qenë titullar. Trashi, Kumbulla. të kesh prurje të reja dhe të ruash rezultatin, s’është e lehtë.

Rinovimi i Rejës? Nuk ka gjë për të diskutuar, veçse të ulemi dhe të diskutojmë strategjinë për ‘Nations League ‘dhe për Botërorin e ardhshëm”, deklaroi Duka për Supersport.