Duhet freski në ekip, Luis Suarez mund të largohet nga Barcelona

Një lajm i çuditshëm vjen nga Spanja dhe ka tronditur jo pak tifozët e Barcelonës. “Mundo Deportivo”, raporton se në fund të sezonit, Luis Suarez mund të mbyllë aventurën te katalanasit.

Duket e çuditshme, por sipas sajtit të njohur spanjoll, bëhet me dije se Barcelona dëshiron të freskojë skuadrën, ndaj priten lëvizje në skuadër.

Nga ana tjetër, drejtuesit kanë piketuar edhe pasuesin e tij. Për të zëvendësuar një sulmues si Suarez, padyshim që duhet një emër big.

Tre alternativat për të zënë vendin e uruguajanit janë Herri Kejn i Totenhehmit, Markus Rashford i Junajtid dhe Lautaro Martinez i Interit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me sulmin e Barçës, që ka qenë i vetmi repart që sezonet e fundit nuk ka vuajtur.