Dokumenti që tregon se Hajdari është shkarkuar

Deputeti Korab Lita ka publikuar procesverbalin që e mbledhjes ku është marrë vendimi për shkarkimin e Rudina Hajdarit nga detyra e kryetares së grupit.

Edhe pse Rudina Hajdari deklaroi sot se nuk është shkarkuar, firmat e 7 deputetëve tregojnë se ajo nuk është më drejtuese e grupit të deputetëve që nuk pranuan të djegin mandatet.

Vetëm Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi, i cili ndodhet jashtë shtetit, nuk e kanë firmosur dokumentin, por kjo nuk zhbënë shkakrimin e saj.

Të gjithë deputetët që thonë se përfaqësojnë opozitë në Kuvend janë ata që refuzuan të djegin mandatet, ose zunë vendet që ngelën bosh. Në këto muaj që kryejnë aktivitetin parlamentar, “opozita e re” ka treguar se është vetëm shtojcë e qeverisë “Rama”.

Plas sherri te “opozita e re”, Rudina Hajdari: Nuk jam shkarkuar. Korab Lita: Kryetari jam unë!